Kylie Jenner ka folur sërish pa filtra për ndërhyrjet estetike dhe këtë herë ka zbuluar se po mendon të zmadhojë edhe më shumë gjoksin.
28-vjeçarja e bëri deklaratën gjatë një bisede në podcastin “Better Half with Stas & Vic”, të drejtuar nga mikeshat e saj të ngushta, Anastasia “Stassie” Karanikolaou dhe Victoria Villarroel.
Edhe pse aktualisht ka implante 445 cc, Kylie pranoi hapur se dëshiron të shkojë drejt një përmase më të madhe.
“I dua më të mëdha. E them çdo ditë. Them: ‘Duhet të jenë më të mëdha dhe më të dukshme’. Dua që gjoksi im të hyjë në dhomë para meje”, u shpreh ajo me humor.
Stassie tregoi se kjo nuk është një ide e momentit, pasi Kylie ka kohë që flet për dëshirën për një gjoks më të madh, duke bërë shaka se mikja e saj ka një “fiksim me gjoksin e madh”.
Kylie nuk e mohoi aspak: “I dua gjokset”, u përgjigj ajo.
Biseda vazhdoi edhe rreth mundësisë së një ndërhyrjeje tjetër. Kylie kishte menduar më parë ta realizonte përpara se të mbushte 29 vjeç, por tani duket se planet kanë ndryshuar. E pyetur nëse do ta bëjë përpara të 30-ave, përgjigjja e saj ishte: “Ndoshta jo.”
Deklarata vjen rreth një vit pasi Kylie bëri diçka të pazakontë për një personazh të profilit të saj: zbuloi publikisht pothuajse çdo detaj të ndërhyrjes së gjoksit.
Në përgjigje të një videoje në TikTok, ku një vajzë e pyeste se çfarë kishte kërkuar konkretisht nga kirurgu për të arritur rezultatin e saj, Kylie tregoi se kishte zgjedhur implante silikoni 445 cc, me profil “moderate”, të vendosura pjesërisht nën muskul. Ajo bëri publik edhe emrin e kirurgut, Garth Fisher.








