Tahiri: Kurti po e cenon rendin kushtetues, e do përmbysjen e shtetit

Sehfi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri, e ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se po e bllokon funksionalizimin e institucioneve të vendit.


Deputetë të PDK-së dhe të Aleancës shkuan sot në Kuvend për të kërkuar vazhdimin e seancës konstituive.

Tahiri tha nga foltorja e Kuvendit se Kurti po ndjek skenarë politikë që po e pengojnë funksionalizimin e shtetit.


“Si rezultat i fuqisë së madhe politike që qytetari i Kosovës ia ka dhënë Albin Kurtit, po i shohim skenarët e tij politikë që në vazhdimësi me prodhu situata, të cilat e pengojnë funksionalizimin e shtetit të Kosovës, pavarësisht që ai ka mbërri edhe më 28 dhjetor, edhe më 7 qershor me marrë mbështetjen popullore dhe me e fitu pushtetin 100%. Po na po e shohim dhe besoj shumë që janë vetëdijësuar qytetarët e Republikës së Kosovës e më së shumti votuesit e Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes që Albin Kurtit nuk po i mjafton pushteti 100%. Ai e do përmbysjen e shtetit”, tha ai.

Tahiri tha se tendenca e Kurtit është ta “cenojë rendin kushtrtues, ligjor të këtij vendi”.

“Qe 24-5 ditë thotë për marrëveshje politike, takohet një herë në javë me Lumir Abdixhikun. Pse nuk po e mbërrin marrëveshjen politike? Pse nuk po e gjejnë kandidatin e përbashkët? Pse nuk po vjen Kuvebd me e funksionalizu Kuvendin? Se presidenti që ka me u zgjedh ka me u zgjedh prej këtij Kuvendi. Jo prej skenarëve politikë qysheve e skutave e duke i u shmangur edhe gazetarëve, duke i nënçmuar edhe qytetarët e Kosovës“, tha ai.


Tahiri është shprehur i bindur se kjo qasje nuk do të ketë sukses, duke përmendur edhe kundërshtimin që, sipas tij, ekziston nga gjeneratat e reja.

Deputeti i zgjedhur i PDK-së ka thënë se qytetarët presin punë, projekte konkrete dhe rezultate, ndërsa ka kërkuar më shumë drejtësi dhe barazi për të rinjtë.


“Qytetarët e Kosovës presin punë, presin projekte konkrete dhe presin rezultate të cilat janë në dobi të tyre sepse na kur dolëm dhe dolëm e promovojmë platforma politike kemi obligim me ardhur këtu dhe me realizuar projekte që i përgjigjen sfidave të kohës dhe nga ana tjetër vizion e përkushtim e punë e angazhim që Kosova me qenë shtet më i fortë, me perspektivë më të madhe dhe me mirëqenie më të plotë. Të rinjtë e Kosovës kërkojnë drejtësi, kërkojnë barazi, madje jo veç kërkojnë, po edhe meritojnë. Nuk mundemi na në 2026-ën me përjetuar pabarazinë nëpër institucione publike, pabarazinë në sektorët tjerë të jetës, nënçmimin, përçarjen, ofendimin, propagandën që 6-7 vjet janë këtu ato që i janë servuar qytetarëve të Republikës së Kosovës prej Albin Kurtit”, shtoi Tahiri.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit