Diskutimet për çështjen e presidentit, Osmani promovon vetën përmes intervistave ndërkombëtare

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shpërndarë intervistat e dhëna për mediat ndërkombëtare përgjatë mandatit të saj si presidente.

Me anë të një njoftimi në ‘Facebook’, Osmani ka deklaruar se qëllimi i këtyre intervistave ishte mbrojtja e Kosovës dhe fuqizimi i zërit të popullit.

“Në çdo intervistë ndërkombëtare, me një qëllim të qartë: mbrojtjen e Kosovës dhe fuqizimin e zërit të popullit tonë”, thuhet në shkrimin e së parës së vendit.

Osmani ka shpërndarë këtë material në rrjete sociale në kohën kur opozita dhe partia në pushtet po zhvillojnë diskutime lidhur me zgjidhjen e çështjes së presidentit.

Kanë ngelur vetëm nëntë ditë nga afatet kushtetuese për zgjidhje të çështjes së të parit të vendit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit