Diplomati jep alarmin: Irani mund të sulmojë Amerikën dhe ta detyrojë të hyjë në luftë!

Një ish-ambasador izraelit në Shtetet e Bashkuara deklaroi se ka frikë se Irani do ta detyrojë Uashingtonin të përfshihet në luftë, duke sulmuar një anije ose bazë amerikane.

Michael Oren u shpreh se ka disa individë në Shtëpinë e Bardhë që nuk duan që SHBA të hyjë në një tjetër luftë në Lindjen e Mesme.

“Nëse Irani do të sulmonte i pari SHBA-në do të rritej presioni ndaj Trump brenda vetë Shtëpisë së Bardhë dhe presidenti Trump do të ushtronte presion ndaj Izraelit, që më pas të negociohej një fund i luftimeve”, tha ai.

“Kështu mund të mendojnë iranianët. Kjo është një frikë që kam”, shton Oren.

Oren thekson se Izraeli duhet të vazhdojë sulmet e tij dhe shton se tani nuk është koha për një armëpushim, siç kanë sugjeruar disa në SHBA.

“Përse do të donte dikush që ne të ndalonim? Përse dikush nuk do të dëshironte të shihte Iranin të dobësuar ndjeshëm?”, tha ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit