Gruda: PDK voton çdo formë për nënkryetarët, nëse VV-ja garanton konstituimin e Kuvendit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Përparim Gruda, ka folur pas seancës konstituive.


Ai deklaroi se PDK-ja do t’i votonte nënkryetarët në çfarëdo forme nëse VV-ja do të garantonte se kuvendi do të konstituohej.

“Vazhdon bllokada në Kuvendin e Kosovës. Ka ardhur sot partia që i ka fituar zgjedhjet për një lojë të radhës politike. Po e them këtu qëndrimin e Partisë Demokratike të Kosovës që nuk na u la ta themi. PDK voton nënkryetarë të Kuvendit çfarëdo forme qoftë… nga një, nga dy, nga tre… nga pesë. Me votë të fshehtë, me votë të hapur qyshdo qoftë PDK-ja do t’i votonte, nëse VV-ja do të siguronte se do ta konstituonte Kuvendin. Pra, nëse VV-ja i garanton popullit të Kosovës se do ta konstituonte Kuvendin sot, PDK-ja voton çdo formë, çdo procedurë, sepse është një moment historik, është ngjarje e 16 shtatorit”, tha ai.


Sipas tij, Vetëvendosje nuk e ka për qëllim konstituimin e Kuvendit, por pengimin e saj.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit