Lushaku-Sadriu: Është e paprecedentë që VV-ja nuk i përkrah propozimet e partive për nënkryetarë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku-Sadriu, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për mungesën e mbështetjes ndaj kandidatëve të propozuar nga partitë e tjera për nënkryetarë të Kuvendit.

Lushaku-Sadriu e ka cilësuar si të paprecedentë situatën e krijuar në Kuvend, duke thënë se konstituimi i tij nuk po vazhdon për shkak të mungesës së përkrahjes nga LVV-ja për propozimet e partive të tjera.

Ajo ka thënë se LDK-ja ka propozuar Kujtim Shalën për nënkryetar, pasi, sipas saj, përvoja e tij do t’i bënte nder Kuvendit të Kosovës.


“Kjo është situatë e paprecedentë ku nuk vazhdohet konstituimi në mungesë të përkrahjes nga VV-ja për propozimet që i kanë bërë partitë tjera për nënkryetar. Në emër të LDK-së shprehim indinjatën tonë. Ne kemi për obligim që t’i japim, propozimet tona më të mira. E propozuam Shalën sepse mendojmë se përvoja e tij i jep nder Kuvendit të Kosovës. Është praktikë krejt e paprecedentë. VV-ja po harron që jemi jashtë afateve kushtetuese”, ka thënë ajo pas seancës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit