Detaje për rastin tragjik të punëtorit në Prishtinë – trishtim në familjen Ramaj

Flurim Ramaj, 49-vjeç me origjinë nga Komuna e Malishevës, vdiq të hënën në vendin e tij të punës në Prishtinë.

Ramaj po punonte në një objekt ndërtimor në lagjen Veternik të kryeqytetit, kur ra nga lartësia dhe për pasojë vdiq.

Ngjarja u raportua rreth orës 10:00 të mëngjesit, sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Policia tha se rrethanat e rënies së punëtorit nga lartësia janë ende të panjohura.

“Viktima m/k derisa ishte duke punuar në një objekt ndërtimor, në rrethana të panjohura ka rënë nga lartësia dhe për pasojë ka mbetur pa shenja jete”, tha policia në raport.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i 49-vjeçarit u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Lajmi për vdekjen e 49-vjeçarit solli trishtim dhe dhimbje në familjen Ramaj, në Senik të Malishevës.

Një kushëri i afërt i të ndjerit njoftoi me pikëllim të hënën për vdekjen e 49-vjeçarit.

“E pabesueshme, e papranueshme”, shkroi në rrjetet sociale Festim Ramaj, kushëriri i Flurim Ramajt.

Ramaj ishte baba i dy fëmijëve dhe kryefamiljar.

Lidhur me rastin tragjik, Policia arrestoi të hënën Xhemajl Shalën, afaristin dhe bashkë-pronarin e kompanisë Shala Group Sh.p.k, nën dyshimin për rrezikimin e sigurisë në vendin e punës.

“Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari Xh.Sh. dhe i njëjti pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, tha policia.

Rasti po vazhdon të hetohet.

Më 28 korrik të këtij viti, një punëtor 26-vjeçar vdiq dhe një tjetër u lëndua pasi u rrëzua një vinç gjatë montimit në një kantier ndërtimi në Prishtinë.

Vetëm në muajin prill të vitit 2026, tre persona mbetën të vdekur në vendin e tyre të punës. 

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit