Dështimi i seancës, Kurti i bën thirrje PDK-së të kthehet në Kuvend: Shpresoj që të dielën do të jetë ndryshe

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë thirrje që PDK-ja të rikthehet në seancën konstituive të Kuvendit, e cila pritet të vazhdojë të dielën.


Kurti tha se përfundimi i procesit të konstituimit kërkon marrëveshje politike ndërmjet partive, ndërsa theksoi se duhet të shmangen zgjedhjet e reja.

Ai tha se pas zgjedhjes së Albulena Haxhiut kryetare të Kuvendit dhe Ardian Golës nënkryetar i parë, duhet të vazhdohet me zgjedhjen e katër nënkryetarëve të tjerë.


“Unë besoj që PDK-ja nuk është dashur ta braktisë procesin e konstituimit të Kuvendit. Shpresoj që do të vijnë të dielën, në mënyrë që t’i zgjedhim edhe këta katër nënkryetarë të tjerë dhe mandej të procedojmë me qeveri e zgjedhje të presidentit”, tha ai.

Kurti theksoi se zgjedhjet e reja janë të panevojshme dhe të kushtueshme, duke thënë se për tejkalimin e situatës politike nevojitet një marrëveshje mes subjekteve politike.

“Po e ritheksoj se duhet t’i evitojmë zgjedhjet e reja, që janë të panevojshme, të përsëritura, të paarsyeshme, të kushtueshme dhe për këtë na nevojitet marrëveshja politike”, tha ai.


Kryeministri në detyrë tha se i vjen keq që nuk ka arritur të takohet me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza.

“Partisë Demokratike të Kosovës, për ta zgjedhur nënkryetarin nga radhët e saj, i nevojiten votat e Lëvizjes Vetëvendosje. Lëvizjes Vetëvendosje, për ta zgjedhur presidentin, i nevojitet mungesa e bojkotit apo madje edhe vota kundër e PDK-së. Kjo tregon që ka shumë arsye që të takohemi”, tha Kurti.


Ai shprehu shpresën se situata do të jetë ndryshe të dielën dhe se Kuvendi do të arrijë të përfundojë procesin e konstituimit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit