Dalin rezultatet: Aktorë të njohur turq rezultojnë pozitivë me substanca të ndaluara

Në fillim të tetorit, autoritetet e Stambollit nisën një hetim të gjerë për dyshime mbi përdorimin e drogës, ku shumë figura të njohura të showbiz-it turk u thirrën për t’iu nënshtruar testeve të drogës — në atë që po cilësohet si operacioni më i madh kundër narkotikëve në historinë e vendit.

Ky operacion, i zhvilluar më 8 tetor, ka tronditur thellë industrinë e argëtimit në Turqi. Emra të njohur të ekranit dhe muzikës janë marrë në pyetje për akuzat e përdorimit të substancave narkotike, ndërsa pas testeve shumica e tyre janë liruar.

Megjithatë, situata mori përmasa kaotike pas rrjedhjes së rezultateve të “testeve të drogës” të kryera mbi 19 persona publikë, përpara se ato të verifikoheshin zyrtarisht. Sipas mediave lokale, “rezultatet u publikuan në rrjete dhe portale mediatike para se të përfshiheshin në dosjen e Prokurorisë së Përgjithshme apo të regjistroheshin në sistemin gjyqësor elektronik.”

Sipas raportimit të Haberler, nga testet e kryera:

8 persona kanë rezultuar pozitivë për përdorim të substancave narkotike,
ndërsa 4 të tjerë kanë rezultuar pozitivë për përdorim të barnave me recetë mjekësore.
Lista e personazheve të famshëm turq që rezultuan pozitivë:

Dilan Polat
Kaan Yıldırım
Derin Talu
Berrak Tüzünataç
Deren Talu
Birce Akalay
Kubilay Aka
Metin Akdülger
Lista e personazheve të famshëm turq me substanca medicinale:

Engin Polat
İrem Derici
Feyza Altun
Ziynet Sali Safter.
Vlen të përmendet se ilaçet e Deriçit, Altunit dhe Saliut u morën me recetë të miratuar nga mjeku, raporton Prive,a.

Lista e personazheve të famshëm turq që rezultuan negativë në testet:

Duygu Özaslan Mutaf
Demet Evgar Babataş
Zeynep Meriç Aral
Ceren Moray Orcan
Hadise Açıkgöz
Özge Özpirinçci Yamantürk
Lista e personazheve të famshëm turq të lidhur me operacionin e drogës në Stamboll:

Sipas Hurriyet Daily News, ja një listë e personazheve të famshëm, ku përfshihen këngëtarë, yje dhe persona me ndikim, të cilët u thirrën në operacionin e drogës në Stamboll:

Demet Evgar
Özge Özpirinçci
Mert Yazıcıoğlu
Kaan Yıldırım
Kubilay Aka
Berrak Tüzünataç
Meriç Aral
Hadise Açıkgöz
İrem Derici
Duygu Özaslan
Dilan and Engin Polat.
Ky zhvillim ka hapur një debat të madh publik në Turqi, jo vetëm për përmasat e operacionit, por edhe për rrjedhjen e të dhënave konfidenciale dhe ndikimin që kjo mund të ketë mbi figurat publike të përfshira.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit