Çfarë po ndodh në Portokalli? Ikën Salsano, vjen Kiara, qëndron Nevina

Spektakli i humorit ‘Portokalli’ pritet të rinisë së shpejti, por duket se do ketë ndryshime tek drejtuesit. Ardhja e Kiarës është lajmëruar edhe më herët, jo se prezanton shkëlqyeshëm, por sepse gruas së Luizit i duhej gjetur një vend.

Nevina do të qëndrojë si bashkëprezantuese, por risi është ikja nga spektakli i Salsano Rrapit.

Aktori ishte një figurë e konsoliduar në këtë shfaqje edhe si prezantues pas ikjes së Agron Llakajt. Flitet se me ikjen e Xhemit dhe ardhjen e Kiarës, Salsano nuk ka më dëshirë të qëndrojë tek ‘Portokalli’, ku kishte krijuar një profil shumë të dashur për publikun. Jo vetëm që i mungon Xhemi, e cila shkoi në ‘Fiks Fare’, por edhe ardhja e Kiarës si bashkëprezantuese, ka bërë që Salsano të dojë të largohet.

Më herët është folur për ardhjen e Agron Llakajt në shfaqjen parodi, një figurë i cili ka hedhur ‘themelet’ e para të saj, por humbja e bashkëshortes duket se e ka stepur disi aktorin, i cili ende nuk është rikuperuar plotësisht.

Ende nuk dihet se kush do e zëvendësojë Salsanon në moderim, nëse ky i fundit e vendos përfundimisht të largohet, por zërat janë se mund të jetë një nga aktorët e trupës së ‘Portokalli’. 

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit