Dy ish-banoret e Big Brother, përkatësisht njëra e Shqipërisë dhe tjetra e Kosovës: Loredana Brati dhe Xheneta Fetahu, kanë ngjallur kureshtje të madhe me postimin e fundit në rrjete sociale.
Të dyja vajzat, janë parë bashkë pas një kohe të gjatë, dhe duket se “diçka po zien” mes tyre.
Në një foto ku shfaqen të buzëqeshura, duke shijuar një darkë miqësore, Loredana e ka etiketuar Xhenetën me mbishkrimin intrigues: “Cooking”, ndërsa Xheneta e ka shpërndarë foton me përshkrimin edhe më intrigues: “Po vjen”.
Ky mbishkrim ka mjaftuar që ndjekësit të shpërthejnë me komente dhe hamendësime të ndryshme, se çfarë po vjen nga dy vajzat.
Që nga pjesëmarrja e tyre në spektaklin e njohur Big Brother VIP Kosova dhe Albania, si Loredana ashtu edhe Xheneta kanë qenë ndër emrat më të komentuar në media dhe rrjete sociale, për stilin, karizmën dhe miqësitë e krijuara brenda dhe jashtë shtëpisë.
Megjithatë, asnjëra prej tyre nuk ka dhënë ende detaje se çfarë saktësisht “po vjen”, duke e lënë publikun në pritje dhe kureshtje.
Mbi të gjitha, nuk dihet nëse vajzat po përgatisin ndonjë projekt për ekranet në Shqipëri apo Kosovë.











