Kurti dhe Gërvalla në IML pas gjetjes së mbetjeve mortore në Veri: Katër mostra dërgohen në Hagë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministren e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka vizituar Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Nga atje Kurti tha se në Institutin e Mjekësisë Ligjore po kryhen ekzaminimet e mbetjetve mortore të cilat dyshohet se u përkasin së paku 23 personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit.

Kurti njoftoj se katër mostra të ADN-së që u përkasin mbetjeve të gjetura në Jabukë janë dërguar për analiza në Hagë.

“Teksa sot u bën një muaj nga data e fillimit të gërmimeve, procesi veçse është në një fazë tjetër. Në IML po kryhen ekzaminimet dhe procedurat e mëtejme profesionale për identifikim dhe dokumentim. Deri më tani, katër mostra të ADN-së, të cilat i përkasin mbetjeve mortore të gjetura në Jabukë, janë dërguar për analizë në Hagë”, ka shkruar Kurti.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit