Bie nga kati i gjashtë një e mitur në Pejë- Dërgohet në QKUK

Një e mitur sot rreth orës 00:50 ka rënë nga kati i gjashtë i terasës së banesës në rrugën “Myrvete Maksutaj” në Pejë.


Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova i cili tha se e lënduara nga Spitali i Pejës është transferuar në QKUK.

“Sot rreth orës 00:50, Policia është njoftuar për një rast i cili ka ndodhur rrugën ‘Myrvete Maksutaj’ në Pejë. Një e mitur ka rënë nga terasa e banesës (kati i 6-të), Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes. E lënduara është dërguar në Spitalin rajonal në Pejë, e më pas në QKUK-Prishtinë”, ka thënë Rugova.

Ndërkohë, hetuesit e Sektorit Rajonal për Hetime DRP-Pejë, janë duke hetuar se si ka ardhur deri te ky rast.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit