Bajrami thotë se Prokuroria duhet të zbarkojë në ZRRE nëse nuk e pezullojnë vendimin për “tregun e hapur energjetik”

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se pas aktgjykimit të Gjykatës Komerciale, Zyra e Rregullatorit të Energjisë Eleketrike (ZRRE), duhet të pezullojë vendimin për “daljen në tregun e hapur energjetik”.

Nëse ajo, atëherë Bajrami thotë se Prokuroria duhet të zbarkojë në zyrën e ZRRE-së.

“ZRrE-ja duhet ta pezullojë vendimin për përjashtimin e rreth 1300 bizneseve nga shërbimi universal i furnizimit me energji elektrike, në përputhje me vendimet e Gjykatës, deri në vendimin përfundimtar”.

“Përndryshe, nesër, para datës 1 gusht, Prokuroria duhet të zbarkojë në zyrën e ZRrE-së dhe t’i pyesë: për interesat e kujt po punojnë ata aty? S’ka rrugë tjetër. Pikë”, ka shkruar Bajrami në Facebook.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit