Arrestimi i Ilir Metës, Sekretari i Partisë së Lirisë: Persona të armatosur e nxorën me forcë nga makina…

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi jashtë ambienteve të Drejtorisë së Policisë ku ndodhet Ilir Meta, tha se kryetari i PL-së u arrestua nga persona të armatosur pa u prezantuar.

Më tej ai tha se do të ketë një përgjigje të pa mëshirë.

“Kemi të bëjmë me një akt terrorist. Sigurisht të menduar. Kanë tentuar ta nxjerrin me forcë nga makina, persona të armatosur, terroristë pa u prezantuar. Do të marrin një përgjigje të pamëshirë. Asnjë akuzë nuk ekziston nga ato që fabrikon kjo strukturë terroriste në media. Përgjigjen këta terroristë, me në krye këtë fëlliqësirë do ta marrin. Kemi të bëjmë me një akt të mirëfilltë terrorist, nga Bin Ladeni i drejtësisë shqiptare Altin Dum Dumani. Ato skena janë të pahijshme dhe sigurisht do të marrin ndëshkimin e shqiptarëve të ndershëm e patriotë”, tha Blushi. 

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit