Arkivol para Kryeministrisë në Tiranë, protestuesit ashpërsojnë simbolikën kundër Ramës

Protestuesit në Tiranë kanë sjellë një arkivol para godinës së Kryeministrisë, duke e cilësuar atë si “arkivoli politik i Ramës”, në një tjetër veprim simbolik gjatë protestës së 35-të radhazi.

Arkivoli u vendos përpara godinës së qeverisë dhe shoqërohej me pankarta kundër kryeministrit, ndërsa protestuesit vazhduan tubimin me fjalime dhe thirrje për ndryshime politike.

Tubimi nisi në sheshin “Skënderbej”, prej nga pjesëmarrësit marshuan drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku u ndalën para Kryeministrisë.

Ky veprim vjen pasi, në protestat e mëparshme, pjesëmarrësit kishin përdorur edhe forma të tjera simbolike për të shprehur pakënaqësinë ndaj qeverisë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit