Aleanca i reagon Rizvanollit për çështjen e riparimit të vagonëve në Serbi: Qeveria Haradinaj u votua pesë muaj pas dokumentit që prezantuat

Aleanca ka reaguar ndaj deklarimeve të ministres në detyrë të Ekonomisë, Artane Rizvanolli, duke e akuzuar atë se po përpiqet t’i fshehë, siç thotë kjo parti, “skandalet aktuale të bashkëpunimit me Serbinë”.

Sipas Aleancës, dokumenti i publikuar nga Rizvanolli në profilin e saj zyrtar është i datës 11 prill 2017, ndërsa Qeveria Haradinaj është votuar më 9 shtator të po atij viti, rreth pesë muaj pas dokumentit në fjalë.

“Deputetja Rizvanolli, e cila jashtëligjshëm ka uzurpuar postin e ministres, për të cilën do të japë përgjegjësi, po përpiqet t’i fshehë skandalet e saj aktuale të bashkëpunimit me Serbinë”, thuhet në reagim.


Aleanca ka kërkuar nga Rizvanolli që të japë përgjigje lidhur me punëtorët e ndërmarrjeve publike, duke përmendur rastin e fundit në Trainkos.

“Ministrja duhet t’u përgjigjet qytetarëve se edhe sa punëtorë të tjerë të ndërmarrjeve publike po i kërcënojnë me largim nga puna, vetëm pse po ua shfaqin skandalet dhe po guxojnë të thonë të vërtetën në rrjete sociale, siç është rasti i fundit në Trainkos”, thuhet në reagim.

Po ashtu, Aleanca ka kërkuar sqarime se pse, sipas saj, “ekspertë nga Serbia” vazhdojnë të jenë dhe të operojnë brenda hapësirave të Trainkos.


“Nuk pritet asgjë përpos gënjeshtrave prej njerëzve që ilegalisht i kanë uzurpuar institucionet e shtetit dhe për të cilët, e ritheksojmë edhe një herë, se do të japin përgjegjësi”, përfundon reagimi i Aleancës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit