Aktakuza ndaj tij, reagon avokati Ahmet Tahiri: Është e motivuar politikisht, do të rrëzohet në Gjykatë

Avokati Ahmet Tahiri ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës ndaj tij nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, duke e cilësuar rastin si të motivuara politikisht dhe të ngritur “dy ditë para zgjedhjeve”.

Ai ka deklaruar se është i bindur se aktakuza “do të rrëzohet në Gjykatë” dhe se çdo veprim i tij ka qenë në përputhje të plotë me ligjin dhe marrëveshjet me palët.

“Për të gjithë miqtë, dashamirës dhe bashkëpunëtorët që mund të jenë ndjerë të shqetësuar lidhur me lajmin e fundit, ju sqaroj se: si gjithmonë, profesionalizmi ka qenë kryefjalë e punës time. Çdo veprim është ndërmarrë në përputhje të plotë me LIGJIN nr. 04/L-193 PËR AVOKATINË. Pala nuk ka kundërshtuar asnjërën nga faturat kur i janë dërguar dhe gjithçka ka qenë në përputhje me marrëveshjen midis palëve. Qysh në dëgjimin e parë kanë rënë poshtë shumë pretendime kontradiktore të palës, duke përfshirë deklarime të rrejshme për prezencën e dëshmitarëve të paqenë. Njëjtë siç do të bjerë në fund edhe kjo aktakuzë e dyshimtë që u ngrit dy ditë para zgjedhjeve. Por, për dallim prej të tjerëve, për mua të rëndësishme janë vetëm shkronjat e ligjit dhe motiv i vetëm për të vazhduar punën me profesionalizëm. Motivet politike ua lë të tjerëve!”, ka shkruar Tahiri.

Çfarë përmban aktakuza ndaj avokatit Tahiri?

Sipas aktakuzës së ngritur më 10 tetor 2025, Prokuroria Themelore në Prishtinë e ngarkon avokatin Ahmet Tahiri me veprën penale të keqpërdorimit të besimit, duke pretenduar se ai ka ndaluar 309 mijë e 542 euro nga një shumë që Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës kishte ndarë për klientin e tij, Xhabir Kajtazi, si kompensim për shpronësim të pronës.

Në aktakuzë thuhet se pas vendimit të Ministrisë për pagesë, shuma ishte transferuar në llogarinë e avokatit, i cili kishte bartur vetëm një pjesë prej rreth 138 mijë eurosh, ndërsa pjesën tjetër e kishte mbajtur për vete.

Sipas Prokurorisë, marrëveshja midis Tahirit dhe klientit ishte verbale dhe nuk ekziston asnjë kontratë e shkruar që justifikon ndalimin e shumës. Po ashtu, nuk janë paraqitur dokumente financiare që mbështesin pretendimet e avokatit për përqindjen e shërbimeve ligjore. Prokuroria ka propozuar që, në rast dënimi, ndaj Tahirit të shqiptohet edhe ndalimi i ushtrimit të profesionit të avokatit për një periudhë të caktuar.

Aktakuza është dërguar tashmë në Gjykatën Themelore të Prishtinës, e cila pritet të vendosë për konfirmimin ose hedhjen poshtë të saj në javët e ardhshme. Nëse gjykata e konfirmon, procesi ndaj avokatit Tahiri do të vazhdojë me shqyrtim gjyqësor, ndërsa rasti pritet të ngjallë debat në opinion publik për etikën profesionale dhe përgjegjësinë ligjore të avokatëve në sistemin e drejtësisë së Kosovës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit