Moti në Kosovë gjatë javës së ardhshme pritet të karakterizohet nga vranësira të shpeshta, intervale me diell dhe reshje të herëpashershme shiu.
Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), temperaturat minimale do të lëvizin nga 1 deri në 9 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë deri në 19 gradë.
Java do të nisë me mot kryesisht të vranët dhe riga shiu. Të hënën, në orët e hershme të mëngjesit, në shumë zona pritet të ketë edhe mjegull. Temperaturat minimale do të jenë nga 1 deri në 4 gradë, ndërsa maksimalet deri në 11 gradë Celsius.
Të martën parashihet mot me vranësira të shpërndara dhe intervale me diell. Temperaturat minimale do të arrijnë deri në 5 gradë, ndërsa maksimalet deri në 14 gradë Celsius.
Të mërkurën do të ketë sërish vranësira dhe periudha me diell, por në disa zona ato mund të shoqërohen me riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 deri në 5 gradë, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë në 15 gradë Celsius.
Rritje e temperaturave parashihet të ketë të enjten, kur maksimalet mund të shkojnë deri në 19 gradë Celsius. Moti do të jetë me vranësira dhe intervale me diell, ndërsa temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 deri në 7 gradë.
Edhe të premten pritet mot kryesisht i vranët, me mundësi për riga shiu në disa zona. Temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9 gradë, ndërsa ato maksimale deri në 19 gradë Celsius.








