Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një letër urimi nga kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham.
Në letrën e tij, Burnham ka theksuar partneritetin e kahershëm mes dy vendeve, duke riafirmuar mbështetjen britanike për Kosovën si shtet sovran, të pavarur dhe shumëetnik.
“Jemi krenarë që kemi qenë ndër vendet e para që e njohu pavarësinë e Kosovës. Ne mbetemi mbështetës të palëkundur të zhvillimit të vazhdueshëm të Kosovës si shtet sovran, i pavarur dhe shumëetnik”, thuhet në letër.
Burnham ka vlerësuar gjithashtu bashkëpunimin në promovimin e stabilitetit dhe sigurisë në Evropë, si dhe ka theksuar rëndësinë e drejtësisë ndërkombëtare, llogaridhënies dhe sundimit të ligjit.
Ai ka shprehur gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin me Kosovën në fusha me interes të përbashkët, përfshirë zhvillimin ekonomik dhe luftimin e krimit të rëndë të organizuar.









