Tetë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes gjashtë automjeteve në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Shefi i emergjencës në Prizren, Hekuran Veçgishti për Klankosova.tv tha se shtatë nga të lënduarit janë dërguar në emergjencë dhe se të njëjtit në gjendje të përmirësuar, të njëjtit janë liruar në shtëpi.
Sipas Klankosova.tv në mesin e të lënduarve është edhe një grua shtatzënë, e cila poashtu është liruar.








