Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë në Magjistralen Prishtinë – Mitrovicë, saktësisht në Pestovë, si pasojë e të cilit dy persona kanë mbetur të lënduar.
Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, të cilat kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale.
Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë rrethuar me shirita lokacionin ku ndodhi aksidenti.
Ndërkaq, hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit tashmë kanë filluar.
Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia Rajonale e Mitrovicës.








