Abdixhiku reagon ndaj intervistës së Pandurit me Halitin, zyrtarët e ShIK-ut i quan “shikovca”

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i është rikthyer retorikës së “vrasjeve të pasluftës” të veprimtarëve të LDK-së, ndërsa ka thënë se pret reagim të fortë nga Komisioni i Pavarur i Mediave për intervistën e gazetarit Ermal Panduri me Xhavit Halitin, të transmetuar të hënën në RTV Dukagjini.

Abdixhiku ka publikuar të martën një fotografi me Fetah Rudin, zyrtarin e LDK-së të plagosur paslufte. Ka kritikuar funksionarin e PDK-së, Xhavit Halitin, që përmendi për lidhje me UDB-në, Enver Hadrin, një ish-aktivist të të drejtave të njeriut në Kosovë, të vrarë në vitin 1990 në Bruksel.

“Në fillim flasin për fotografi. Pse e kërkojnë aty. Le ta largojmë. Më pas trillojnë për gurë të mbështjellë në celofan e të nisur për në Beograd. Dikur i shpallin viktimat kufoma politike – sepse s’kanë asnjë ndjesi njeriu. Fundja, njihen veç për zhurmë, shpifje, sharje e grushte mes vete – analizë u thonë këtyre. Në fund thonë “boll më”. Janë vra sepse ishin UDB-ashë”, ka thënë Abdixhiku në një shkrim në Facebook të martën.

Ai ka përdorur një term pezhorativ për zyrtarët e ish-Shërbimit Informativ të Kosovës (ShIK). Ata, i ka quajtur “shikovca”.

“Ju kam thënë me kohë. Që nga fillimi, këta kanë agjendë luftën kundër Lidhjes Demokratike. Se durojnë si ide, se pranojnë si histori, frikësohen nga e ardhmja. Prandaj me aq zell tregojnë çfarë duhet të ndodhë në këtë shtëpi. Shikovca u themi ne. I bajmë në qafë. Tash e gjashtë vjet, ditë e natë”, ka deklaruar lideri i LDK-së.

Në fund, ai ka thënë se pret “reagim të fortë nga Komisioni i Pavarur i Mediave” lidhur me deklaratat e Halitit të dhëna të hënën në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini.

“Ofendimet ndaj vrasjeve politike lëndojnë kujtesën historike dhe cenojnë themelet e Republikës”, ka përfunduar ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit