Abdixhiku: Kemi hequr dorë nga posti i Presidentit, mbështesim një president konsensual

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka deklaruar se kanë hequr dorë nga kërkimi i posteve publike qoftë në Qeveri, qoftë postin e Presidentit.

“Kemi hequr dorë nga të gjitha postet, qoftë kryetarin e Kuvendit, qoftë tri ministritë e ofertuara në takim me Kurtin, qoftë edhe postin e Presidentit”.

“Ne mbështesim krijimin e institucioneve dhe zgjedhjen e një presidenti konsensual për ta çbllokuar krizën”, tha Abdixhiku.

Abdixhiku tha se Lëvizja Vetëvendosje le të udhëheqë e vetme dhe se LDK-ja do të ndihmojë në zgjedhjen e një presidenti konsensual.

“Le ta zgjedhim të gjithë bashkë të gjitha partitë politike shqiptare, ato që duan të participojnë presidentin që e mbron Republikën dhe Kushtetutën dhe le të zgjedhim një president që është i Republikës së Kosovës. LVV-ja le ta formojë dhe udhëheq Qeverinë me 61 deputetët e koalicionit të saj, le ta kenë të gjithë ekzekutivin”, tha ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit