Abdixhiku: 6 deputetë të LDK-së kanë vendosur të mos e respektojnë vendimin e kryesisë, nuk e votojnë Bekim Sejdiun

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se 6 deputetë të LDK-së, kanë thënë se nuk do e votojnë Bekim Sejdiun për President.


“Me keqardhje të madhe 6 deputetë të LDK-së kanë vendosur të mos e respektojnë vendimin e kryesisë, Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami, Armend Zemaj, Kujtim Shala, Arben Gashi dhe Janina Ymeri”, ka thënë ai.

Këtë qëndrim të tyre, Abdixhiku e ka cilësuar si lajm të keq për Kosovën.

“Në këtë fazë e konsideroj se i bëjnë dëm të pariparueshëm procesit dhe pa nevojë e dërgojnë vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme”, ka thënë ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit