Shkruar nga Osman Mula
S’kisha dëshirë me shkru duke të pas ty si personazh se s’kam pas, as nuk kam asnjë lloj konsiderate për ty.
Nuk kam parë asnjë rast që të vij një njeri i pa ftuar dhe ta marrin fjalën në një ambient duke u përpjek me të mbush mendjen dhe me ta imponu qëndrimin ndaj vendit, politikës, problemeve sociale dhe medias.
Pasi leh nëpër stacione për politikën se cilin duhet të votojmë dhe kush është udhëheqësi më i mirë Shqiptar tani na u shfaqe duke na dhanë mend që tani duhet të shkrihet RTSh. Do të thotë që një institucion i rëndësisë të veçantë 65 vite ekzistencë, një institucion që e mbajti gjallë për dekada popullin, këtej dhe matanë kufirit me programe, ngjarje të mëdha epokale, historike, kulturore, sociale, duke hapur dhe një drejtori pas viteve 90 për diasporën duke u ndjekur në çdo vend të botës.
Na del ti mor i pafytyre dhe do me na e mbush mendjen ne që u plakem në këtë institucion me një armatë mjeshtrat të mëdhenj të ekranit se duhet mbyll se kështu mendoj unë. Po kush të mbron apo kush të përkrah ty mor i pa dëshiruar edhe në Kosovë edhe në Shqipëri që vjen këtu dhe nuk len radhë njeriu për të folur kur ti nuk përfaqëson asnjë njeri apo komunitet?
Po të jetë si Shqiptar ti nuk më përfaqëson, po të jetë si kosovar se prej andej jam, mos ta pafsha bojën mor spiun. A në përfaqësosh qeverinë Shqiptare mjerë ne mor i pa fytyrë. Sa te Syri sa të Opinion, sa te Top Chanel e tek A 1. Kot nuk je këtu dhe as kot nuk paguhesh me pare të madhe, por e gjitha sipas mendimit tim, ti je i ardhur apo i ftuar nga qarqe shumë të rrezikshme në dëm të Shqipërisë.
Po ne pse nuk ndërhyjmë në punën e vëllezërve tanë në Kosovë?
As nuk i themi voto këtë apo këtë, as hiqe këtë apo veje këtë sepse Kosova ka institucionet e saj dhe nuk dua të ndërhyjmë se sasht as normale, as etike se nuk i shërben interesit reciprok. Por të ndërhysh ti këtu dhe pikërisht të japësh ti definicionin që të mbyllet RTSH, më krijon një shqetësim të madh. Ne sapo u mblodhëm si Këshill Drejtues, Drejtoria e Përgjithshme, AMA, kryesia e medias e Parlamentit Shqiptar, krijues dhe gazetarë mjaft të njohur se si duhet ta rrisim cilësinë programore dhe po përpiqemi çdo ditë, na del ti që duhet të flasësh i fundit na e merr fjalën i pari.
Ti o je delirant, i paguar po që po, i futur nga dikush që don të ngrejë kulla dhe ty të ka premtu për ndonjë hale, larg qoftë me të ba dhe kokën ty në katet e larta. Pas 90 në festivalet tona u bë sofër e përbashkët me të gjithë krijuesit e Kosovës ku ti ishe shpesh herë edhe në juri.
Edhe figurat e patriotëve shkrimtarëve, njerëz të pajtimit të gjaqeve, luftës çlirimtare të Kosovës ku shumë operatorë tanë kanë xhiruar brenda territoreve të luftes si I.Buçpapaj etj.
Ti po ndërhyn në bukën tonë të përditshme prandaj si hyre del mor horr nga problemet tona se po na sjell pshtjellim. Shpesh herë them: Eh moj Kosovë, nxore shumë heronj të mëdhenj si Adem Jashari apo Mandela i Kosovës A.Demaçi. Figura si Bekim Fehmiu apo Fadil Vokrri, por na nxore fatkeqësisht dhe një model të së keqes Baton Haxhiun – personazhi me i keq në historinë e gazetarisë Shqiptare.






