spot_img
Monday, December 15, 2025
spot_img

Tentoi t’i shpëtojë Policisë duke u hedhur nga kati i katërt: Gjendja e Bilall Kqikut e rëndë

Gazeta pak më parë raportoi ekskluzivisht për një rast në Prishtinë gjatë një aksioni policor për arrestimin e Bilall Kqikut, personit të shpallur në kërkim për përfshirje në rastin e vrasjes së rëndë në Kolovicë.

Sipas burimeve brenda Policisë dhe Emergjencës, në momentin që forcat e rendit kanë ndërhyrë për ta ndaluar, Kqiku ka tentuar t’i shpëtojë ndalimit duke u hedhur nga kati i katërt i banesës ku po fshihej.

Si rezultat, ai ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar menjëherë në QKUK, ku po trajtohet nën mbikëqyrje të Policisë.

Në Emergjencë janë parë forca të shumta policore si dhe prokurori i rastit, që kanë dalë për të ndjekur nga afër situatën.

Lidhur me gjendjen e tij shëndetësore, drejtori i QKUK-së, Naser Syla, tha:

“Janë duke u bërë ekzaminimet e nevojshme, është në gjendje të rëndë, e ka gjendjen jostabile.”
Kujtojmë se Bilall Kqiku është një nga personat e dyshuar në një nga rastet më të rënda kriminale të këtij viti – vrasjen e trefishtë të ndodhur më 26 mars 2024 në rrugën “Butrinti” në Prishtinë. Ai, së bashku me disa të tjerë, dyshohet se qëlluan me armë zjarri drejt një veture me katër persona, duke lënë të vdekur Egzon Hazirin dhe duke plagosur rëndë të tjerët.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit