spot_img
spot_img
Tuesday, December 30, 2025
spot_img
spot_img

Peci: Kam propozuar arritjen e një marrëveshjeje politike për zgjedhjen e kryetarit

Përfaqësuesi i GUXO-s, Faton Peci, ka deklaruar pas takimit të liderëve politikë se diskutimet rreth krizës politike u zhvilluan nën një atmosferë që u paragjykua si farsë nga disa pjesëmarrës, madje pa nisur ende debati.

“Nuk duhet të bëhemi pjesë e ‘fontanës së dëshirave’ për interpretimin e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese,” tha Peci, duke theksuar se interpretimi i vendimit duhet të bëhet në përputhje me afatet dhe përmbajtjen e përcaktuar nga vetë gjykata.

Ai bëri të ditur se gjatë takimit janë prezantuar dy propozime për zgjidhjen e ngërçit institucional, ndërsa ai vetë ka paraqitur një ide konkrete.

“Kam propozuar arritjen e një marrëveshjeje politike për zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarit të Kuvendit, duke u bërë pjesë e një pakoje të përbashkët për dalje nga kriza.”

Peci u shpreh se mbajtja e tryezave të tilla është hap pozitiv, por kërkoi që fokusi të jetë në zgjidhje të qëndrueshme dhe jo në deklarata të paqarta.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit