“Nxehet” debati në Kuvendin e Serbisë, deputeti serb e quan Kosovën “fqinj” – eskalon Brnabiq

Një deklaratë e deputetit të ri serb nga “Fronti i Gjelbër”, Dobrica Veselinoviq, ka shkaktuar reagim në Kuvendin e Serbisë, pasi ai iu referua Kosovës si “fqinjët tanë”.

Gjatë fjalimit të tij në Kuvend, Veselinoviq ka folur për problemet me të cilat përballet Serbia, ndërsa gjatë adresimit të tij ka përmendur edhe Kosovën duke përdorur termin “fqinjët tanë”.

Pas përfundimit të fjalës së tij, kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Brnabiq, ka reaguar duke thënë se ky nuk është qëndrimi zyrtar i këtij institucioni.

“Për Kuvendin Popullor të Republikës së Serbisë, këta nuk janë fqinjët tanë. Kosova është pjesë përbërëse e Republikës së Serbisë, Krahinë Autonome e Kosovës”, ka deklaruar Brnabiq.

Ajo ka shtuar se ky mund të jetë qëndrimi personal i deputetit, por jo qëndrimi zyrtar i Kuvendit të Serbisë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit