Parlamenti Evropian ka bërë thirrje që Kosova të përshpejtojë procesin e reformave të nevojshme për afrimin me Bashkimin Evropian dhe të angazhohet më fuqishëm në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
Në një postim në platformën “X”, Parlamenti Evropian ka theksuar se funksionimi i institucioneve është një faktor kyç për avancimin e Kosovës në rrugën drejt integrimit evropian.
“Kosova duhet të përshpejtojë reformat dhe të normalizojë marrëdhëniet me Serbinë. Nevojiten një legjislaturë dhe një qeveri funksionale për të çuar përpara reformat që lidhen me BE-në dhe për të mbështetur rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian si vend kandidat potencial”, thuhet në deklaratë.
Nga Parlamenti Evropian është kërkuar që institucionet e Kosovës të fokusohen në zbatimin e reformave dhe forcimin e procesit të integrimit evropian.








