spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Përmbytjet në Pakistan: Të paktën 24 të vdekur, shumica fëmijë

Të paktën 24 persona, përfshirë shumë fëmijë, kanë humbur jetën në Pakistan si pasojë e përmbytjeve të menjëhershme dhe shembjeve të shtëpive të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm që prej fillimit të sezonit të musoneve të mërkurën, shkruan Gazeta Sinjali.

Në provincën veriperëndimore Khyber Pakhtunkhwa, pranë kufirit me Afganistanin, përmbytjet kanë vrarë 11 persona, përfshirë katër fëmijë dhe tre gra, ndërsa gjashtë të tjerë janë plagosur, sipas Autoritetit të Menaxhimit të Fatkeqësive.

Po ashtu, janë dëmtuar 56 shtëpi, gjashtë prej të cilave janë shkatërruar tërësisht. Në Luginën Swat, 10 persona u rrëmbyen nga një lumë që doli nga shtrati.

Ndërkohë, në provincën më të populluar të vendit, Punjab, janë raportuar 13 viktima deri të mërkurën, tetë prej të cilëve fëmijë, që humbën jetën si pasojë e shembjes së mureve dhe çative të shtëpive.

Departamenti Meteorologjik i Pakistanit ka paralajmëruar për reshje të tjera intensive dhe përmbytje të mundshme deri të paktën ditën e martë. Autoritetet po bëjnë thirrje për kujdes të shtuar dhe masa parandaluese në zonat më të rrezikuara.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit