‘Free nga regjimi Kurti-Dejona’, Aleanca: Deputetët e VV-së s’e kanë lirinë e fjalës

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani bashkë me të rinjtë e kësaj partie, kanë mbajtur një aksion para Kuvendit të Kosovës.


Para mediave, Ramadani deklaroi se deputetët e Vetëvendosjes janë të kapur, siç e quajti ai, nga “regjimi Kurti-Dejona”.

“Ne po vazhdojmë me aktivitete simbolike, me qëllim që me e ngrit vetëdijshëm dhe me ekspozu atë që po ndodh. Këtë aktivitet sot e kemi quajtur regjim partie, regjim në shtet, dhe pyetja themelore është se a keni dëgjuar ndonjëherë, ndonjë deputet apo deputete të VV-së që e flet mendimin e tyre? Përgjigja është jo, sepse partia e tyre udhëhiqet me grusht të hekurt, pra është jodemokratike, dhe ky nuk është problem i kufizuar veç në VV, problemi këtu është se i njëjti model, po tentohet në mënyrë të vrazhdë të vendoset në krejt institucionet e Kosovës, përkatësisht ky model me grusht të hekurt, po tentohet të vendoset në shtetin e Kosovës”, u shpreh Ramadani.


“Ne kemi vendosur ta bëjmë këtë aktivitet, për ta vendosur në pah faktin se deputetët e VV-së janë të bllokuar brenda këtij grushti të hekurit të Grupit Parlamentar të VV-së, dhe krejt çka mund të flasin në jetën e tyre është vetëm atë që ua shkruan dikush tek nëna parti, ose kanë urdhër të mos flasin e nuk flasin pastaj. Ju them me përgjegjësi, që jo rrallë, dhe në adresa të caktuara, deputetët e VV-së, kanë filluar të ankohen për bllokimin brenda GP-së së grushtit të hekurt që ndodh aty, respektivisht nuk pajtohen me atë që ndodh, por e thonë pastër e qartë që nuk e kanë lirinë e shprehjes dhe lirinë që të flasin për temat personale, përkatësisht për mendimet personale në lidhje me bllokimin e shtetit”, tha deputeti.

Ai shtoi se si Aleancë besojnë që secili deputetë duhet të jetë i lirë që të ushtrojë mandatin që ia ka dhënë sovrani.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit