Rashiq i mohon akuzat e Gashit: Është absolutisht e pavërtetë, nuk e di motivin e kësaj gënjeshtre

Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, i ka mohuar kategorikisht pretendimet e deputetit të LDK-së, Arben Gashi, se ai ka përdorur gjuhë kundër Kosovës dhe shqiptarëve në takime me përfaqësues ndërkombëtarë.


Gashi kishte deklaruar se gjatë rreth 50 takimeve, përfshirë takime në Berlin me përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës, kishte dëgjuar Rashiqin duke përdorur, sipas tij, gjuhë kundër Kosovës dhe shqiptarëve.

Rashiq i ka cilësuar këto deklarata si të pavërteta, duke thënë se nuk e kupton motivin e Gashit për të bërë një pretendim të tillë.


“Prapë po potencoj, kjo që po thotë zoti Gashi është absolutisht e pavërtetë. Unë nuk e di njerëzisht si mund ta imagjinojë dhe nuk e di çka është motivi i njeriut që të bëjë një gënjeshtër kaq banale”, ka deklaruar Rashiq.

Ai ka kërkuar që të bëhet e ditur se kush është dëshmitar i pretendimeve të Gashit dhe ka theksuar se një situatë e tillë, sipas tij, nuk ka ndodhur.

“Po më intereson bash kush është dëshmitar. Unë prapë po ju them, një gjendje e tillë kurrë nuk ka ndodhur, por pse ai e ka përmendur emrin tim, nuk e di”, ka thënë Rashiq.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit