Një aeroplan akrobatik Yak-18T u rrëzua jashtë Moskës gjatë kryerjes së një manovre të rrezikshme ajrore, njoftoi Drejtoria Ndërrajonale Perëndimore për Hetimin e Transportit të Komitetit Hetimor Rus.
Sipas agjencisë, avioni kishte ngritur pa autorizim nga fusha ajrore Severka dhe aksidenti ndodhi gjatë kryerjes së një akrobacie të quajtur “furre roll” (rrotullim me fuçi).
Në bord ndodheshin katër persona, të cilët të gjithë humbën jetën në këtë tragjedi.
Hetimet paraprake vazhdojnë për të përcaktuar shkaqet e plota të rrëzimit.







