spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

“Estonia përbën një rrezik të menjëhershëm”/ A po përgatitet Rusia për të sulmuar një tjetër shtet në Europë?

Kremlini ngriti shqetësime sa i takon qëllimit të Estonisë për të lejuar aleatët e NATO-s të mbanin në tokën e saj avionët e tyre të aftë për të transportuar armë bërthamore.

Historia filloi dje, kur ministri i mbrojtjes i Estonisë, Hanno Pevkur, i tha gazetës Postimees se vendi i tij, i cili kufizohet me Rusinë, ishte gati të priste avionë të aftë për të transportuar armë bërthamore nëse do të ishte e nevojshme.


Estonia është tashmë një bazë rrotulluese për avionët luftarakë të NATO-s të ngarkuar me mbrojtjen e hapësirës ajrore të Balltikut.

“Nëse disa prej tyre, pavarësisht nga vendi i origjinës, kanë një aftësi me përdorim të dyfishtë për të mbajtur armë bërthamore, kjo nuk ndikon në asnjë mënyrë në qëndrimin tonë për të pritur F-35. Sigurisht, ne jemi të gatshëm të mirëpresim aleatët tanë”, tha Pevkur.

Komentet erdhën pasi Mbretëria e Bashkuar njoftoi se do të blinte të paktën 12 avionë F-35A të aftë të mbanin koka bërthamore dhe se ata do t’i bashkoheshin misionit bërthamor ajror të NATO-s.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, iu përgjigj komenteve nëpërmjet agjencisë së lajmeve Life të Rusisë, duke thënë: “Sigurisht që do të ishte një rrezik i menjëhershëm”.

Ai tha se deklarata ishte një nga shumë “mendime absurde” të shprehura nga politikanët në rajonin Baltik, i cili përfshin Estoninë, Letoninë dhe Lituaninë. Ai shtoi se Rusia nuk kishte praktikisht asnjë marrëdhënie me republikat baltike.

Tensionet midis Rusisë dhe shteteve fqinje baltike janë rritur që kur Vladimir Putin filloi pushtimin e Ukrainës, me vendet që e shohin gjithnjë e më shumë Rusinë si një kërcënim. Ky reagim mund të tregojë edhe mbase shënjestrën e radhës të Rusisë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit