Presidenti amerikan, Donald Trump, i është kundërpërgjigjur liderit suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, pas deklaratës së këtij të fundit, ku shpalli fitoren e Iranit ndaj Izraelit, pavarësisht se forcat amerikane dhe izraelite kishin shkatërruar disa nga qendrat kryesore bërthamore të vendit.
Khamenei kishte shpallur se Irani kishte fituar luftën kundër Izraelit, një pohim që ka ngritur shumë pikëpyetje dhe reagime, pasi përpjekjet ushtarake të Iranit ishin goditur fuqishëm.
Pas këtyre deklaratave, Trump i është kundërpërgjigjur duke theksuar se ai shpëtoi Iranin nga një “vdekje e turpshme dhe e shëmtuar”, duke akuzuar Khamenein për përhapjen e “rrejshmërisë”.
“Përse një i ashtuquajtur ‘lider suprem’ Ayatollah Ali Khamenei, i Iranit të shkatërruar nga lufta, thotë me aq lehtësi dhe budallallëk se ai fitoi luftën me Izraelin, kur e di se deklarata e vet është rrenë… Unë e shpëtova nga një vdekje e turpshme dhe e shëmtuar, dhe ai nuk thotë, ‘Faleminderit, president Trump’”, ka thënë Trump.






