Evangelos Loukos, shefi i policisë bashkiake të Athinës, ngriti një dron me një kamerë termike mbi kryeqytetin helen, për të regjistruar temperaturat e larta që e kanë përfshirë në ditët e fundit.
Në një moment, temperatura arriti në 61.6 gradë Celsius !
“Ekipet e sistemeve të avionëve pa pilot të Drejtorisë së Policisë Bashkiake të Athinës operojnë dhe sigurojnë mbikëqyrje të shtuar 24-orëshe të të gjitha parqeve dhe kodrave brenda Bashkisë së Athinës për të parandaluar zjarret, si dhe për njoftim në kohë në rast të një incidenti “, tha Evangelos Loukos.






