Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të premten në Poloninë jugore, kur një burrë 31-vjeçar dhe gruaja e tij 26-vjeçare u qëlluan për vdekje nga një 57-vjeçar. Krimi ndodhi brenda një shtëpie në fshatin Stara Vis, në rrethin Limanoëa.
Një grua që ndodhej gjithashtu në vendngjarje u plagos rëndë nga të shtënat , ndërsa po zhvillohen kërkime për të gjetur autorin e krimit, i cili, sipas informacioneve të policisë, është larguar në drejtim të një pylli.
Burime policore të cituara nga Polsat Neës raportojnë se kjo është një tragjedi familjare, pasi viktimat ishin dhëndri dhe vajza e autorit të krimit . Gruaja e plagosur ishte ndoshta nëna e dhëndrit. Në shtëpi ndodhej edhe një foshnjë njëvjeçare, e cila nuk u lëndua.
Një zëdhënës i policisë u ka kërkuar banorëve të zonës të qëndrojnë në shtëpitë e tyre , pasi personi i kërkuar “ka të ngjarë të jetë i armatosur, mendërisht i paqëndrueshëm dhe i rrezikshëm “.










