spot_img
spot_img
Friday, December 19, 2025
spot_img
spot_img

Trump: Komuniteti im i inteligjencës po gabon për Iranin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka hedhur dyshime mbi vlerësimet e fundit të komunitetit të inteligjencës amerikane lidhur me programin bërthamor të Iranit, duke deklaruar se ka të dhëna që sugjerojnë se Teherani është shumë afër prodhimit të një arme bërthamore.

Gjatë një deklarate për mediat, Trump u përball me pyetjen e gazetarëve për provat që tregojnë se Irani ka rifilluar zhvillimin e armëve bërthamore, pavarësisht qëndrimeve të mëparshme të inteligjencës amerikane.

“Epo, atëherë komuniteti im i inteligjencës gabon. Kush në komunitetin e inteligjencës e tha këtë?”, reagoi ai, duke kërkuar emrin e burimit. Pas përmendjes së Drejtoreshës së Inteligjencës Kombëtare, Tulsi Gabbard, nga një gazetar, Trump u shpreh: “Ajo gabon.”

Në një seancë dëgjimore në mars, Gabbard kishte deklaruar para Kongresit se agjencitë e inteligjencës nuk kishin gjetur prova që Irani kishte rifilluar programin e tij të armëve bërthamore që nga viti 2003, edhe pse kishte rritur ndjeshëm rezervat e uraniumit të pasuruar.

Pas komenteve të fundit të Trumpit, Gabbard akuzoi median për shtrembërim të deklaratave të saj, duke sqaruar se sipas saj, Irani është teknikisht i aftë të ndërtojë një armë bërthamore “brenda disa javësh”.

Ndërkohë, Presidenti amerikan insistoi se kërcënimi është i afërt dhe i prekshëm. “Irani ka grumbulluar sasi të jashtëzakonshme materiali dhe mund të arrijë të prodhojë një armë bërthamore në një periudhë shumë të shkurtër, ose brenda disa javësh, nëse jo muajsh”, theksoi Trump, duke shtuar se SHBA-të nuk do të lejojnë që kjo të ndodhë.

I pyetur për hapat e ardhshëm, Trump deklaroi se do të marrë një vendim brenda dy javësh nëse SHBA do t’i bashkohet Izraelit në sulme ndaj Iranit. “Kjo periudhë dyjavore përfaqëson kohën maksimale që Irani ka në dispozicion për të arritur një marrëveshje me Uashingtonin”, tha ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit