Kryetari i Obiliqit, Halil Thaçi, është deklaruar rreth rastit në ish-shkollën teknike në këtë komunë.
Thaçi se të dyshuarit për kultivim të narkotikëve, janë të nacionalitetit serb ku njëri prej tyre është narkoman dhe i njoh për torturat ndaj shqiptarëve.
‘’Janë të nacionalitetit serb, njëri prej tyre dihet që është narkoman, është i njohur për torturat ndaj shqiptarëve. Nuk është i njohur vetëm gjatë luftës, por shumë gjatë edhe pas luftës. Ky territor këtu që ka qenë 2 hektarë e 60 ari, dhe janë dy objekte, janë shfrytëzuar nga ky individ dhe familja e tij për t’i keqpërdorur’’, ka thënë ai.
Gjatë ditës Thaçi ka thënë se rasti “Është një tentim-kultivim për substance narkotike. Prokuroria dhe policia po merret me rastin. Sa i përket varrezës masive, nuk ka ndonjë dyshim për momentin”, tha ai.








