spot_img
spot_img
Monday, December 29, 2025
spot_img
spot_img

Prokuroria Speciale kërkon paraburgim për Agim Rexhepin, i dyshuar për shpërlarje të parave dhe trafikim me narkotikë

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka kërkuar paraburgim për Agim Rexhepin, i cili u arrestua në kuadër të operacionit “Qielli i thyer”.

Në njoftimin e PSRK-së thuhet se ai është arrestuar nën dyshimet për veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” lidhur me veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Në njoftim bëhet e ditur personi në fjalë po hetohet edhe për veprën penale “Shpërlarja e parave” në lidhje me trafikimin e narkotikëve dhe pastrimit të parave.

“A. R dyshohet ndër të tjera se ka tentuar të bëjë tjetërsimin e pronave për të cilat ekziston dyshimi i bazuar se janë dobi pasurore e fituar me veprat penale me qëllimin të shmang procedurën e konfiskimit në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit