spot_img
spot_img
Sunday, December 28, 2025
spot_img
spot_img

Ky është personi që dyshohet se e sulmoi me çekiç qytetarin para Gjykatës në Suharekë

Policia ka arrestuar të dyshuarin për sulmin që ndodhi në oborrin e Gjykatës Themelore në Suharekë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Sipas Policisë, i dyshuari ka sulmuar një person tjetër me mjet të fortë, pas një përplasjeje që ndodhi menjëherë pas përfundimit të një seance gjyqësore ku ishin të përfshirë të dy.

Rasti është duke u trajtuar nga njësitet përkatëse dhe i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor për procedurat e mëtejme.

“I dyshuari është ndalur dhe gjendet në stacion duke u intervistuar”, ka thënë ai.

Ndërkohë, i dyshuari është Hajdin Kurtishaj nga fshati Greikoc i Komunës së Suharekës, i cili dyshohet se e ka sulmuar fizikisht me një mjet të fortë – çekan, qytetarin Burim Berisha nga Suhareka.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit