Kulla: Nëse konflikti vazhdon, edhe Shqipëria është e kërcënuar nga Irani

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Ilir Kulla tha se Shqipëria është e kërcënuar nga Republika Islamike e Iranit nëse përshkallëzohet konflikti në Lindjen e Mesme.

Kulla tha se Shqipëria është e kërcënuar drejtpëdrejt nga Irani. Ai përmendi strehimin nga shteti shqiptar të rreth tre mijë muxhahedinëve, kundërshtarëve politikë të regjimit të mullahëve në Iran.

Rreth 3,000 anëtarë të organizatës politike të Muxhahedinëve të Iranit, apo Organizata e Muxhahedinëve të Popullit të Iranit, strehohen në një kamp në afërsi të Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë.

Kulla tha se nuk është sekret qëndrimi i Republikës Islamike të Iranit kundër Shqipërisë.

“Nëse konflikti vazhdon dhe zgjerohet, Shqipëria është e kërcënuar drejtpërdrejt. Ajotollah Khamenei e ka etiketuar vendin tonë si një vend ‘diabolik që kërkon rrëzimin e regjimit në Iran’. Dhe kjo është publike, nuk është sekrete. Çështja është nëse do të ketë një zgjerim të luftës, sepse duke llogaritur që Shqipëria është një vend anëtar i NATO-s, por në qoftë se Amerika do ta sulmonte drejtpërdrejt Iranin, atëherë të gjitha objektivat që i ka të mundshme që t’i mbërrijë me raketa – siç janë bazat amerikane në rajon – apo siç është Shqipëria, asnjë nga ne nuk është i përjashtuar nga një kërcënim real sepse kjo do të thotë zgjerim i luftës”, tha Kulla.

Duke folur për konfliktin mes Izraelit dhe Iranit, Kulla tha se është faktike që Irani ka qenë një kërcënim sigurie për Izraelin.

Sipas Kullës, Izraeli nuk i ka në dispozicion armët e nevojshme për t’i shkatërruar plotësisht centralet bërthamore të Iranit. Për këtë, ai tha se i duhet ndihma e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Çështja është që Izraeli ka të gjitha kapacitetet teknologjike të aviacionit dhe ushtarake për të bërë një luftë konvencionale me Iranin, por për t’i goditur ato centralet bërthamore të Iranit, siç ka bërë dikur ndaj regjimit të Sadam Huseinit, sot Izraeli nuk i ka ato sepse centralet bërthamnore të Iranit ndodhen thellë nën tokë”, tha Kulla.

Ai tha se konflikti mes Izraelit dhe Iranit i ka dy rrugë.

“Atëherë, këtu ose Izraeli e merr dhe e përdor armën bërthamore ndaj civilëve dhe atëherë jemi në fillimin e luftës së tretë botërore, ose do të përfshihen amerikanët në një luftë të drejpëdrejt gjë që do të çojë edhe në përfshirjen në luftë të aleatëve të tjerë që ka Irani”, u shpreh Kulla.

“Sot Perëndimi, pa fuqinë bërthamore raketare dhe të aviacionit amerikan e ka të pamundur të përballet, qoftë me Iranin, qoftë dhe me aleatët e Iranit, Kinën dhe Rusinë”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit