Kaos në FIFA, Infantino u bën presion federatave: 75% e fondeve nëse thonë JO

Situata brenda FIFA-s po bëhet gjithnjë e më e tensionuar.

Pas polemikave të forta që ka shkaktuar projekti i presidentit Gianni Infantino për krijimin e një kompanie të re që do të menaxhojë të drejtat komerciale të Kupës së Botës, kanë dalë në pah detaje të reja mbi mënyrën se si po kërkohet mbështetja e 211 federatave anëtare.

Sipas raportimeve, FIFA u ka bërë të ditur 211 federatave kombëtare se, nëse e miratojnë projektin deri më 19 shtator, do të përfitojnë menjëherë 75 për qind të fondeve të parashikuara.

Në të kundërt, federatat që nuk do ta mbështesin planin nuk do të kenë qasje në të njëjtin nivel financimi.


Projekti i Infantinos parasheh krijimin e kompanisë FIFA Forward Enterprise, në të cilën një pjesë e aksioneve do t’u shitet investitorëve privatë.

Sipas presidentit të FIFA-s, kjo nismë do të mundësojë një rritje të ndjeshme të fondeve për zhvillimin e futbollit në mbarë botën.

Megjithatë, shumë federata, UEFA dhe figura të rëndësishme të futbollit e kanë kundërshtuar ashpër këtë plan, duke e cilësuar si një hap të rrezikshëm drejt privatizimit të futbollit botëror dhe duke kritikuar mungesën e transparencës në proces.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit