Një zjarr ka përfshirë sot një subjekt te rrethi i Komunës së Parisit.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë në një zgarë, ndërsa ende nuk dihen shkaqet. Nga pamjet e siguruara shihet një shtëllungë e madhe tymi është ngritur në zonë.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje ku dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.








