Kosova të enjten do të përfshihet nga një situatë e ndryshueshme atmosferike, me periudha me diell, vranësira dhe reshje shiu në pjesë të ndryshme të vendit.
Sipas parashikimit, në disa zona reshjet mund të shoqërohen edhe me shkarkime rrufesh, ndërsa temperaturat do të mbeten relativisht të larta për këtë periudhë.
Mëngjesi pritet të jetë më i freskët, me temperatura nga 10 deri në 13°C. Gjatë ditës, vlerat maksimale do të arrijnë nga 27 deri në 31°C.
Situata do të shoqërohet edhe me erë nga verilindja dhe veriperëndimi, e cila lokalisht mund të forcohet, sipas parashikimit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Në përgjithësi, e enjtja pritet të sjellë një ditë të ngrohtë, por me kushte të paqëndrueshme dhe mundësi për reshje lokale.








