spot_img
spot_img
Monday, December 22, 2025
spot_img
spot_img

VIDEO | Lufta ka mbërritur në oborrin e shtëpisë së Izraelit: Netanyahu doli nga bunkeri vetëm pasi Bat Yam u shndërrua në rrënoja

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, i cili u përfol se kishte ikur në Greqi nga frika e hakmarrjes iraniane, është fotografuar sot në Bat Yam të shkatërruar.

Pas ditësh heshtjeje dhe kritikash të ashpra, Netanyahu la bunkerin e tij dhe bëri daljen e tij të parë publike, duke vizituar një pjesë të Tel Avivit që ishte bërë gërmadha.

Kujtojmë se të premten, më 13 qershor, Izraeli nisi një operacion ushtarak kundër Iranit. Menjëherë pas kësaj, Netanyahu dhe ekipi i tij ministror zbritën në bunker dhe nuk bënë asnjë dalje publike apo shfaqje për ditë të tëra.

Kur avioni shtetëror i qeverisë izraelite u fotografua në Greqi, filluan të qarkullojnë spekulime se Netanyahu ishte larguar nga vendi. Për shkak të presionit në rritje të publikut, më në fund u shfaq kryeministri.

Sot, së bashku me bashkëpunëtorët e tij më të afërt, ai vizitoi pjesën jugore të Tel Avivit – lagjen Bat Yam – e cila u godit në sulmin iranian. Sipas mediave izraelite, Irani gjuajti me raketa hipersonike dhe balistike në drejtim të qytetit, duke shkaktuar dëme masive. Frika dhe shqetësimi në fytyrën e Netanyahut nuk mund të kishin kaluar pa u vënë re.

Sulmi iranian, i cili përdori raketa balistike dhe hipersonike, la pasoja të rënda: të paktën dhjetë njerëz u vranë dhe 208 u plagosën. Presidenti izraelit Isaac Herzog tha pas sulmit: “Një mëngjes shumë i trishtuar dhe i vështirë”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit