Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka reaguar ndaj situatës së krijuar pas zgjedhjeve, duke theksuar se nuk ka asnjë sinjal që Lëvizja Vetëvendosje ka ndërmarrë hapa konkretë për ndërtimin e institucioneve të reja.
Sipas tij, bllokada politike po zgjatet pa nevojë dhe përgjegjësia bie mbi Vetëvendosjen.
“Nuk kemi indickacion që LVV ka bërë ndonjë marrëveshje për konstituim dhe krijimin e qeverisë së re. Kjo është e tepërt çka po ndodhë. Ata ose duhet të hapin rrugë, ose të krijojnë mundësi dhe mos të vazhdojnë me ngërçet”, ka theksuar Zemaj.










