Në ditën e Kurban Bajramit, familja Shala fal gjakun e djalit të tyre në Prizren

Në një akt të rrallë human dhe shpirtëror, pikërisht në ditën e Kurban Bajramit, familja Shala nga Prizreni ka falur gjakun e djalit të tyre, Geltian Shala, i cili humbi jetën në një aksident tragjik.

17-vjeçari Geltian Shala vdiq si pasojë e përplasjes mes një veture dhe një motoçiklete në fshatin Grazhdanik të Prizrenit.

Ceremonia e faljes së gjakut u mbajt në shtëpinë e familjes Shala, në një atmosferë të thellë reflektimi dhe pajtimi.

Akti u arrit falë ndërmjetësimit të pajtimtarëve të njohur Fetah Bekolli dhe bashkëpunëtorit të tij Xhevat Kryeziu, me mbështetjen e imamit Qëndrim Gashi.

I pranishëm në ceremoni ishte edhe drejtuesi i makinës që shkaktoi aksidentin

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit