Gjykata Speciale ka njoftuar se më 15 korrik do të jepet vendimi i Apelit për Pjetër Shalën.
“Sot, më 4 qershor 2025, Paneli i Gjykatës së Apelit e caktoi shpalljen e aktgjykimit të apelit në çështjen Pjetër Shala më 15 korrik 2025, në ora 10:00”, thuhet në njoftimin e Speciales.
Pjetër Shala, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) ishte dënuar vitin e kaluar me 18 vjet burgim për krime lufte nga trupi gjykues i Gjykatës Speciale.
Ai ishte shpallur fajtor për ndalim arbitrar dhe torturë kundër së paku 18 personave dhe në pikën e vrasjes së paligjshme kundër një personi, më ose rreth datës 5 qershor 1999, në fabrikën e metalit në Kukës të Shqipërisë.










